Situata ekonomike me të cilën përballen penisonistët në Shqipëri, për kreun demokrat Sali Berisha është jashtëzakonisht e rëndë. “Rreth 490 mijë pensionistë marrin pensione të pjesshme. Nuk marrin pensionin minimal të plotë, por marrin pension të pjesshëm. Çka do të thotë, thërrime” Në tryezën e diskutimit të organizuar në selinë blu me temë ‘Pensionistët, të nëpërkëmburit’, Berisha premtoi se ndërhyrjet e para të PD-së do të fokusohen tek pensionet, minimumi jetik dhe rrogat e ulëta.