Pensionistët e Kosovës në muajin tetor do të marrin nga 100 euro shtesë. Vendimi u mor nga qeveria e Kosovës në kuadër të paketës së ndihmës përballë inflacionit. Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, do të ndahen për këtë qëllim mjete buxhetore në shumën e 28 milionë eurove.