Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për nivelin e ulët të pensioneve në vendin tonë dhe raportin e të ardhurave dhe shpenzimeve. Gjatë diskutimit në Komisionin për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë Tabaku thekson se numri I përfituesve nga pensioni dhe kontribuesve po shkon drejt barazimit, duke gjetur edhe faktorët.