Top News/ Pengu izraelito-amerikan i lutet Trumpit / ’Ndërhy për lirimin’, Hamasi publikon videon
01/12/2024 17:15

Grupi militant palestinez Hamas publikoi të shtunën videon e një pengu izraelito-amerikan, ku ai i bën thirrje Presidentit të zgjedhur Donald Trump që të ndërhyjë për të siguruar lirimin e tij. Familjarët e ushtarakut 20-vjeçar Edan Alexander nuk pranuan të bëjnë komente, por ranë dakord për publikimin e videos që zgjat tre minuta e gjysëm. Alexander u mor peng në Gazë gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi në Izraelin jugor. Në video, ai shfaqet i zbehtë, i ulur në një hapësirë të errët me një mur pas tij. Pasi identifikon veten, ai i drejtohet familjes së tij, Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Presidentit të zgjedhur Trump. Nuk është e qartë nëse komentet e tij ishin të parapërgatitura nga pengmarrësit. Kryeministri Netanyahu u shpreh në një deklaratë se videoja ishte një mjet mizor i luftës psikologjike dhe se i ka thënë familjes së Alexander përmes telefonit se Izraeli po punon pa u ndalur për të rikthyer pengjet në shtëpi. Rreth gjysma e 101 personave që ende mbahen peng në Gazë dhe prej të cilëve nuk ka patur ndonjë komunikim, mendohet se janë ende gjallë. Forumi i Familjeve të Pengjeve i bëri thirrje ndërkohë administratës së Presidentit në largim Joe Biden dhe të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili e merr detyrën në janar, të shtojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve. “Jetët e pengjeve varen në një fije peri”, u shprehën anëtarët e familjeve të pengjeve.

Top Channel/ Statusi i gjyqtarëve te ‘Ligjet’, PD kërkon seancë dëgjimore, Manja e miraton
15/09 12:54
Top News – ‘Pasqyra’ mbërrin në Kuvend. Platforma me ligj të veçantë për ankesat e qytetarëve
15/09 12:46
Top Channel/ Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e avokatëve të tij
15/09 12:39
Top Channel/ Digjet makina e vjedhur në Vlorë, mjeti u gjet në një tunel të vjetër ushtarak
15/09 12:18
Top Channel/ Gruaja rrëfen tmerrin e pengmarjes, dëshmia e 34-vjeçares: Për 45 ditë më dhunoi dhe…
15/09 12:15
Top News – Kushtetuesja nuk bind Gjykatën e Lartë. Kolegji lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Veliajn
15/09 12:01
Top Channel/ Debate te “Xhafaj”, kryetari: Rastet të trajtohen, kam bërë 7 ankesa për zhurmën dhe…
15/09 11:38
Top News- 52 vjeçari plagosi ish-vjehrrin/ Ish gruaja: Më ka përdhunuar, kam nevojë për psikolog
15/09 11:20
Top News – Protesta te gjimnazi ‘Qemal Stafa’. Arrestohen 12 persona, 15 të tjerë procedohen të lirë
15/09 11:17
Top News – Makina e vjedhur digjet në Vlorë/ Mjeti mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale
15/09 11:12
Top News – Ndezi disa vatra zjarri në Borsh. Policia kap në flagrancë 52-vjeçarin, arrestohet
15/09 10:52
Top News – Dosja ‘Revanshi’. GJKKO dënon 7 persona, Durim Bami merr 10 vite burg
15/09 10:51
Top Channel/ Miratohet projektligji për pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut
15/09 10:48
Top Channel/ Ndezi disa vatra zjarri në pyje e kullota në Himarë, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari
15/09 10:47
Top Channel/ Ish-bashkëshorti i plagosi të atin me drapër, rrëfimi tronditës i gruas nga Roskoveci
15/09 10:35
Top Channel/ Komisioni për Punët e Jashtme, miratohet projektligji për inteligjencën artificiale
15/09 10:30
Top Channel/ Fjalime, mesazhe politike dhe kërkesë për dorëheqjen e Ramës, dita e 107 e protestës
14/09 22:43
Top Channel/ Presidenti i parë shqiptar në Abu Dhabi, Begaj: Synojmë investime
14/09 22:36
Top Channel/ Protesta, thirrje për përshkallëzim: Bllokojmë institucionet
14/09 22:35
Top News- Rritje page 8500 lekë për magjistratët, kalon në komision drafti i propozuar nga PS
14/09 22:34