Turqia mund të shkatërrojë katër bateritë S-400, që bleu për 2.5 miliardë dollarë nga Rusia pak vitë më parë. Sipas një raporti të Defense Express, Ankaraja po konsideron shkatërrimin e tyre nëse nuk gjen dot klient për t’i shitur. Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore janë përdorur nga SHBA si argument për përjashtimin e Turqisë nga programi i avionëve të gjeneratës së fundit, F-35. Uashingtoni përmend shqetësime mbi përputhshmërinë e sistemit rus me aftësitë e NATO-s. Që atëherë Turqia ka eksploruar disa mënyra të mundshme për të zgjidhur çështjen e S-400, duke përfshirë shitjen e sistemeve në vende të tilla si Koreja e Jugut, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe ose Egjipti.