Top News- ‘Pendohet’ për centralet bërthamore/Gjermania i zgjat jetën…të evitohet kriza në dimrit
20/08/2022 13:16

Ofruesit e shërbimeve të energjisë në Gjermani, kanë thënë se mund të vazhdojnë punën në tri centralet e vetme bërthamore edhe përtej afatit për mbyllje këtë vit, mirëpo i përket Berlinit që të marrë vendimin. Operatorët e rrjetit të energjisë janë duke testuar sistemin e transmisionit, për të vlerësuar rrezikun në rast të përshkallëzimit të situatës me furnizimet ruse të gazit, teksa afrohet dimri. Rezultatet pritet të bëhen publike shpejt. Në varësi të këtyre të dhënave Qeveria do të vendosë nëse do të zgjasë jetën e reaktorëve, në përpjekje për të forcuar ekonominë dhe për të shmangur recesionin. Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte ndërmarrë nismën për hartimin e legjislacionit për të ndalur punën e centraleve bërthamore, pas katastrofës bërthamore në Fukushima të Japonisë më 2011. Ndonëse atëherë legjislacioni ishte përkrahur, tani qëndrimet janë të lëkundura, për shkak të shqetësimeve se Gjermania mund të mbetet pa furnizime të gazit. Anulimi apo shtyrja e vendimit për mbyllje nënkupton që kompanitë e kontraktuara duhet të riorganizojnë oraret e çmontimit dhe menaxhimin e personelit, derisa çështjet ligjore, të sigurisë dhe ato mbi përgjegjësinë duhet të diskutohen bashkërisht me autoritetet në Berlin.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21