Top News – Pence vs Harris/ Debat më civil mes zëvendësve
08/10/2020 12:24

Nënpresidenti Mike Pence mbrojti mënyrën e menaxhimit nga ana e administratës së Presidentit Donald Trump të pandemisë së koronavirusit që ka shkaktuar vdekjen e mbi 210,000 amerikanëve, ndërsa rivalja e tij demokrate, Kamala Harris, dënoi atë që e quajti “dështimin më të madh të një administrate presidenciale” gjatë një debati kryesisht civil të mërkurën mbrëma, që u mbizotërua nga tema e COVID-19. Ndërsa Presidenti Trump vazhdon të jetë i infektuar nga virusi në Uashington, senatorja Harris deklaroi se nuk do të merrte një vaksinë nëse presidenti republikan e miratonte atë pa mbështetjen e profesionistëve të mjekësisë. Nënpresidenti Pence, i cili drejton grupin e posaçëm të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, e pranoi se “vendi ynë ka kaluar një periudhë shumë të vështirë këtë vit”. Por ai shtoi se “Unë dua që populli amerikan ta dijë, se që nga dita e parë, ka vënë shëndetin e popullit amerikan në plan të parë,” tha zoti Pence, duke premtuar miliona doza të një trajtimi ende të panjohur para fundit të vitit. Ai gjithashtu dënoi mosbesimin e senatores Harris për vaksinat e mundshme për të cilat është mburrur presidenti: “Senatore, ju kërkoj që të mos bëni politikë me jetën e njerëzve”. Që nga fillimi pari shkëmbime të nxehta, por në përgjithësi ishte një atmosferë shumë më e respektueshme sesa debati i parë presidencial para tetë ditësh. Ndërsa në atë debat me ish-nënpresidentin Biden, presidenti Trump ishte më agresiv, duke ndërprerë dhe pothuajse duke bërtitur, zoti Pence shfaqi më shumë disiplinë. Kandidatët debatuan në një auditor ku çdo të ftuari që refuzonte të mbante maskë do t’i kërkohej të largohej, një sfond i pazakontë për debatin e vetëm për kandidatët për nënpresident në vitin 2020. Në thelb, debati paraqiste një shans për votuesit që të vendosnin nëse nënpresidenti Pence apo Senatorja Harris, do të ishin të përgatitur të merrnin kompetencat e presidencës përpara fundit të mandatit të ardhshëm. Dhe pyetja nuk është edhe aq teorike: Presidenti Donald Trump, 74 vjeç, po merr veten nga koronavirusi dhe 77-vjeçari Joe Biden nuk është infektuar por do të ishte presidenti më i vjetër ndonjëherë nëse zgjidhet.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30