Me 79 vota pro dhe vetëm dhjetë kundër, socialistët rrëzuan kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Procesit të votimit i parapriu prezantimi i dy raporteve. Për opozitën e prezantoi Ivi Kaso. Fjalën e mbajti edhe vetë kreu i Kuvendit, Niko Peleshi. Nga opozita patën pretendime për drejtimin e seancës, duke akuzuar nënkryetaren Klodiana Spahiu për paqartësi në momentin e votimit. Seanca e posaçme për shkarkimin e Peleshit ja la më pas vendin diskutimeve për rendin e ditës, ku u dëgjuan raportimet e 6 institucioneve të tjera.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						