Pas thirrjes së Komisionit Europian që Kuvendi i Shqipërisë të vijojë pa vonesa shqyrtimin e kërkesave për heqjen e imunitetit të deputetëve; socialistët hoqën dorë nga qëndrimi se për çështjen ‘Balluku’ nuk ka asnjë urgjencë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi firmosi urdhrin për mbledhjen e këshillit të mandateve me 23 shkurt në orën 10:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kërkesë që prej dy muajsh qëndron në sirtaret e Parlamentit. Për herë të fundit ky këshill u mblodh në 19 dhjetor dhe debati ishte më shumë i karakterit procedural, pasi asokohe deputëve të opozitës dhe avokatit mbrojtës nuk u ishte vënë në dispozicion dosja hetimore me 16 mijë faqe ndaj zv.Kryeministres, Belinda Ballukun.