Mosreagimi i qeverisë dhe ministrisë së arsimit për kërkesat e pedagogëve, ka ngritur sërish këta të fundit në protestë, të cilët këtë të premte paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen ata do të kalojnë në grevë urie. Ishte kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, ai i cili paralajmëroi se mund të ketë përshkallëzim të protestës.