Gjatë muajit shtator Parlamneti Europian pritete të ketë përfunduar procesin e themelimit të delegacioneve përkatëse për raportet me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Këto delegacione do të jenë përgjegjëse edhe për bashkëpunimin me vendet e rajonit në kuadër të strukturave të përbashkëta që parashihen me Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit (MSA). Roli i këtyre delegacioneve është që të diskutohet përmbushja e obligimeve nga MSA-ja nga të dyja anët, si dhe avancimi i vendit drejt integrimit në BE.