Top News – PE kusht Serbisë dialogun me Kosovën. Brukseli kërkon reforma për të kaluar klasën
12/07/2026 20:25

Parlamenti Europian kërkon që Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, dhe të tregojë përkushtim ndaj vlerave të Bashkimit Europian. Në një postim në X, parlamenti europian nënvizon se progresi drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian është i mundur vetëm me reforma të sundimit të ligjit dhe standarde të forta demokratike. Qeveria e Serbisë vazhdon të thotë se anëtarësimi në BE është qëllimi i saj strategjik, por eurodeputetët paralajmërojnë se kjo shpesh nuk reflektohet në veprimet e saj. Pak ditë më parë, në parlamentin europian u miratua një rezolutë për Serbinë me 468 vota pro, 116 kundër dhe me 79 abstenime, ku thuhej se ekziston një hendek i vazhdueshëm midis përafrimit legjislativ të Serbisë me rregullat e BE-së dhe zbatimit aktual të reformave që vazhdon të minojë progresin e vendit. Eurodeputetët shprehin keqardhje për lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë dhe për thellimin e bashkëpunimit të saj në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me Kinën, të cilat ngrenë shqetësime në lidhje me orientimin strategjik të vendit. Ata theksojnë se përputhja e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së mbetet një kërkesë e panegociueshme për anëtarësim, duke përfshirë edhe përputhshmërinë me masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë.

Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50