Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës edhe këtë të martë kanë qëndruar para objektit të Qeverisë për të kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që ta thërras seancën konstituive të Kuvendit. Tubimit iu bashkua edhe Rinia Demokratike e Kosovës. Përfaqësuesi i të rinjëve të PDK-së, Resul Suma tha se kjo bllokadë shtetërore ka pasoja reale në jetën dhe të ardhmen e të rinjve.