Partia Demokratike e Kosovës nuk do e votojë Bekim Sejdiun për president të Kosovës. Kështu shprehet kryetari i kësaj force politike, Bedri Hamza në një intervistë për KosovaPress. Sipas tij, Sejdiu deri tani nuk ka realizuar asnjë komunikim apo diskutim me PDK-në për të kërkuar votë për president. Këtë të martë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pati edhe një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend, krizën institucionale dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.