Partia Demokratike e Kosovës kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet këtë të premte në orën 11:00. Deputetët e kësaj partie i dorëzuan një kërkesë kryesuesit të seancës, Avni Dehari, me argumentin se është shkelur afati për konstituimin e Kuvendit.