Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vijuar për të katërtën javë radhazi aksionin para Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen e objektit. Ata kanë kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve. deputeti I PDK, Artan Behrami ka deklaruar se përmes këtij aksioni po synojnë t’u dërgojnë qytetarëve mesazhin se Qeveria po e mban vendin në krizë.