Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku së bashku me deputetë të tjerë kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë dhe kanë tentuar të hyjnë brenda, por është ndaluar nga sigurimi. Në protestën e kësaj të enjteje, deputetëve të PDK, u janë bashkuar edhe ata të Aleancës dhe aktivistë. Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministirn në detyrë Albin Kurti se po shmanget nga përgjegjësia institucionale dhe ka kërkuar nga ai që të shkojë në Kuvend për të funksionalizuar institucionet.