Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë protestuar dhe bllokuar edhe këtë të enjte hyrjen për në objektin e qeverisë së Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Prej disa ditësh ata kundërshtojnë vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga kryeministri Albin Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve. Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se opozita po kërkon respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit.