Partia Demokratike akuzon ish-ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, se është punësuar në një kompani, e cila falë saj ka marrë koncesione korruptive në Tiranë. Në reagimin e demokratëve, thuhet: “Ish-Ambasadorja Yuri Kim ka provuar edhe njëherë se, gjatë kohës në detyrë në Shqipëri, ka përfaqësuar interesat vetjake, financiare dhe korruptive dhe jo ato të taksapaguesve amerikanë dhe aleatit strategjik të kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.