Top News – PD: Vendimi i Greqisë/ Çështja e detit, s’ka transparencë
26/12/2020 22:22

Pas reagimit të kryeministrit Rama sa i takon vendimit të greqisë për të dekretuar zgjerimin me 12 milje në detin Jon, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Përmes një njoftimi për shtyp PD ka shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e transparencës së qeverisë ndaj zhvillimeve të fundit sa i përket Dekretimit të zgjerimit të Ujërave Territoriale Greke. Selia blu ka ngritur një sërë pyetjesh që lidhen me këtë çështje, duke kërkuar përgjigje nga ana e qeverisë. “Përse qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë transparencë në lidhje me negociatat për ndarjen e kufijve ujorë me Greqinë, megjithëse negociatat për këtë qëllim kanë rifilluar që më 2013? A është diskutuar ndonjëherë në këto negociata ideja që qeveria greke t’i shtrinte ujërat e veta territoriale nga 6 ne 12 milje? Nëse po cili ka qenë qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë pikë? A e vendos Shqipërinë kjo shtrirje nga pala greke e detit territorial në 12 milje, në një pozitë më pak të favorshme negociuese? Nëse ky zgjerim e vendos Shqipërinë në një pozitë më pak të favorshme, a duhet që qeveria shqiptare të paraqesë rezervat e saj lidhur me këtë zgjerim si dhe me aspekte të tjera që përkeqësojnë pozitat e Shqipërisë”, thuhet ne pyetjet që ngre publikisht Partia Demokratike. Selia blu deklaron se mbetet e angazhuar sa i takon respektimit të së drejtës detare ndërkombëtare, Konventës së OKB mbi të Drejtën e Detit të Montego Bay të vitit 1982, të respektimit të të drejtave të të gjitha palëve dhe mbrojtjes së të drejtave të Shqipërisë në përfitimin e të gjitha atyre hapësirave detare që me të drejtën ndërkombëtare i përkasin. “Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë, të bëjë transparencë të plotë mbi çdo veprim apo mosveprim të saj në dëm të interesave të vendit, dhe garanton çdo qytetar shqiptar se nesër në pushtet do të luftojë me forcën e ligjit, në respektim të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ekspertizën më të mirë kombëtare e ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat legjitime të Shqipërisë”, përfundon deklarata e PD.

Top Channel/ Dita e fundit e shkollës! Nxënësit mbyllin vitin shkollor dhe nisin pushimet
13/06 21:48
Top News – Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë/ Konferencë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut
13/06 20:19
Top Channel/ Psikologët i vënë drynin derës! “Urdhri i Psikologut” jashtë shërbimit
13/06 20:01
Top Channel/ Murtaja në Devoll, dhjetëra bagëti të prekura nga sëmundja. Zona në karantinë
13/06 20:00
Top Channel/ “Shqipëria, rekord me negociatat”! Ambasadori gjerman: Keni mbështetjen tonë
13/06 19:59
Top Channel/ I mitur shqiptar që u nxorën nga lumi nuk ia del dot! Prindërit dhurojnë organet
13/06 18:23
Top Channel/ Tragjedi në familjen shqiptare në Kanada! Nënë e bir mbyten në një pishinë
13/06 18:22
Top News- Makina merr flakë në ecje në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht shoferi e pasagjerët
13/06 18:03
Top News- Gratë e mëndafshit në Zadrimë. AFP: Ëndrra e tyre, pasarelat e modës
13/06 16:35
Top News- Sekuestrimi i tokës në Himarë/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO
13/06 16:18
Top Channel/ Ndryshon buxheti, 118 mln euro për sigurinë digjitale dhe bujqësinë
13/06 16:04
Top Channel/ Izraeli: Ky është vetëm fillimi, Irani: Gati për vite lufte
13/06 15:58
Top Channel/ Tragjike në Greqi,dy të miturit në vdekje klinike pas mbytjes në lumë,do falen organet!
13/06 15:52
Top Channel/ Covid i ri po përhapet/ Është nënvariant i Omicron. Në Shqipëri ende nuk është shfaqur
13/06 15:50
Top Channel/ Në fermën me murtajë! Dhitë janë infektuar dhe po ngordhin
13/06 15:48
Top Channel/ Meta kërkon lirinë në gjykatën e shkallës së parë: Respektoni precedentin Gëllçi
13/06 15:37
Top Channel/ “Beteja” për pagat e gjyqtarëve, reagojnë drejtuesit GJK dhe KLGJ
13/06 15:36
Top News – Berisha: Rama do gozhdohet. Kreu i PD konfirmon rikthimin e Salianjit në skenën politike
13/06 15:35
Top News – Hapen kutitë e Peqinit e Gramshit. KAS vendos pas pretendimeve për parregullësi
13/06 15:33
Top Channel/ Do hapen votat në Peqin e Gramsh, PD ka pretendime për “trenit bullgar”
13/06 15:30