Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar propozimin për krijimin e 46 bashkive, duke argumentuar se një ndarje e tillë territoriale do të rriste distancën mes qytetarëve dhe pushtetit vendor. Në një reagim në rrjetet sociale lidhur me reformën territoriale, Boçi tha se projekti i Partisë Demokratike parashikon krijimin e rreth 100 bashkive, me synimin për ta afruar vendimmarrjen me komunitetet dhe për të garantuar shërbime më të aksesueshme për qytetarët.