Partia Demokratike është ndalur sërish në Kombinat me zëdhënesen Ina Zhupa, ku ka bërë denoncimin e radhës me banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryefamiljari Gesian Llaçi shprehet se ka marrë vetën një bosur qira dhe harresën e shtetit. Sipas tij, qiranë e shtëpisë së re duhet ta paguajë nga xhepi dhe sikur kjo të mos mjaftonte duhet të paguajë dritat dhe ujin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti. Jam Gesian Llaci. Ja ajo është shtëpia ime atje. Janë 3 vëllezër brenda. Marrim një qira, një bonus. Me një bonus unë shti vetë lekët që të paguajmë qeranë. Jemi 3 vëllezër domethënë, 3 kurora dhe marrim... Tre kurora me një shtëpi dhe marrim një bonus, a kupton? Me një shtëpi, jemi me qira, paguajmë 2 shtëpia.