Top News – PD-ti ngre alarmin/ Është rritur korrupsioni në Shqipëri
16/12/2020 16:02

Partia Demokratike përmes dy ish deputetëve Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj kanë reaguar pas publikimit të raportit të transparecy international, lidhur me përceptimin për nivelin e korrupsionit në shqipëri. sipas zyrtarëve të PD-së raporti i TI konfirmoi gjithçka selia blu ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë, lidhur me bashëkpunimin e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar për të blerë vota dhe për të mbajtur pushtetin. “Një shembull i klientelizmit politik paraqitet në rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste në atë kohë dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore të Edi Ramës në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Dako bashkëpunoi me klanin kriminal Avdulaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale.”. Këto nuk janë më deklarata të Partisë Demokratike. Është qendrimi i Transparency International. Kjo kapje e shtetit gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës, siç pohohet edhe në nivelet më të larta të ekspertizës ndërkombëtare, po pasuron politikanët dhe rrjetet e tyre me kosto të rëndë të qytetarëve të zakonshëm. Raporti flet për disa nga ministrat e qeverive të Edi Ramës në këto 7 vite. Saimir Tahirin dhe Damian Gjiknuri. Ndersa ish deputetja jorida tabaku, tha se Transparency International ngre alarmin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 7 vjet është ngritur një sistem korruptiv, që mund të konsiderohet si kapje e shtetit! Transparency International tregon se korrupsioni ëshët rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg Bashimit Europian. Analiza e detajuar e Transparency International del në të njëjtin përfundim si opozita dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, se qeveria shqiptare është thjesht zëdhënësja e oligarkëve, klinetëve dhe e krimit. “Sundimi i ligjit është i minuar vazhdimisht. Motivimi kryesor është kapja e shtetit për përfitime private. Kjo çon në shpërdorim të gjerë të detyrës publike “– thuhet në raport. Dy janë elementët kryesorë për Shqipërinë: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41