Sipas demokratëve, revolucioni i flamingove duhet të prevalojë punimet parlamentare, dhe për këtë kanë thirrur kryeministrin Edi Rama të japë llogari lidhur me masat që qeveria ka marrë për të adresuar kërkesat e protestuesve dhe rezolutën e miratuar në parlamentin europian. Në shkresën që mban firmën e kryetarit të grupit demokrat, Gazment Bardhi thuhet se qytetarët kanë pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe Paketën e Maleve; anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.