Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestën kombëtare të 8 tetorit para parlamentit, ditë ku do të kalojë për votim propozimi i PS për hartën e re territoriale. ‘Protesta rinore qytetare po zvarrit çdo ditë në bulevardin e Tiranës kufomën politike të Edi Ramës. Ndaj dhe ditën e enjte, protestë kombëtare qytetare. Demokrate e demokratë nga Tirana dhe mbarë Shqipëria do jenë në protestën qytetare pa simbole, pa flamuj. Protestohet kundër reformës territoriale, me të cilën Padrinoja kërkon me një të rënë të lapsit, duke shkelmuar interesat e dhjetëra mijëra qytetarëve të shuajë edhe 15 bashki të tjera. Me nisjen e vitit të ri akademik, Berisha ndali shpresat edhe te pjesëmarrja e rinisë në protesta, duke I cilësuar si një forcë që I del përballë regjimit përkundrejt kushteve të vështira me të cilat duhet të hasen cdo ditë.