Tensionet e përplasjet mes protestuesve dhe policisë nuk munguan as në protestën e tetë kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Tubimi, pavarësisht reshjeve të shiut, nisi I qetë, ndërsa u evituan fjalimet politike. Sali Berisha marshoi nga selia ashtu si çdo herë drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit aty ku e prisnin mbështetësit e tij.