Partia Demokratike menjëherë pas Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit ka nisur procesin e riorganizimit të saj në bazë, duke përfshirë zgjedhjen që nga kryetarët e seksioneve e deri tek kryetarët e degëve, zgjedhja e të cilëve është parashikuar për tu mbajtur më 20 prill. I gjithë ky proces do të kulmojë me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 30 prill, i cili synon të zgjedhë anëtarët e Këshillit Kombëtar, por që sipas statutit të Ri, do të ketë një numër shumë më të reduktuar.