Belind Këlliçi zyrtarizoi kandidaturën e tij në primaret e Partisë Demokratike, ku me votën e anëtarësisë do të zgjidhen emrat që do të garojnë për kryetar bashkie. Nga selia e Partisë Demokratike, Këlliçi filloi betejën elektorale me Erion Veliajn për Tiranën, kur tha se modeli i tij është i kundërt me atë të kryebashkiakut në detyrë.