Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, duket se do të përshkallëzojë aksionin e saj opozitar, pas vendimit të gjykatës së Apelit, që i jep vulën dhe logon e PD. Menjëherë pas këtij vendimi, pas shtrirjes së dorës për bashkim e bashkëpunim edhe atyre që deri tani kanë mbështetur Lulzim Bashën, është thirrur një tjetër protestë.