Grupi i Punës për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e radhës këtë të premte, ku ka miratuar metodologjinë e punës si dhe kalendarin për prezantimin e propozimeve. Sipas njoftimit zyrtar, ky proces do të zhvillohet në disa faza. Nga data 1 deri më 10 maj, çdo anëtar i Partisë, përfshirë Kryesinë, Këshillin Kombëtar, Grupin Parlamentar dhe Kuvendin Kombëtar, do të ketë mundësinë të paraqesë propozime për ndryshime ose përmirësime në statut. Paralelisht, edhe anëtarët e Grupit të Punës duhet të dorëzojnë me shkrim sugjerimet e tyre.