Partia Demokratike ka ngritur një grup pune për negociatat me partitë opozitare aleate në përpjekje për të gjetur një emër të përbashkët si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Kreu i demokratëve, Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp këtë të premte se grupi i punës përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, deputeti Belind Këlliçi dhe kreu i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.