Partia Demokratike mbështet ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga proporcional rajonal i përzier që është aktualisht, në proporcional kombëtar me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Dakordësia është shprehur në qëndrimin që përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë mbajtur në bisedimet me partitë e tjera opozitare me ndërmjetësimin e Forumit për Dialogun Politik.