Në daljen për mediat pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme, i pyetur për çështjen e Zvërnecit, kryedemokrati Berisha u shpreh se PD është parti që mbështet fuqishëm investimet e huaja në vend, po shtoi se dhuna nuk ishte gjë tjetër vecse një rrëmbim në duart e policisë. ‘Së pari, në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim, në duart e policisë, dhe e dënoj atë si një akt të shëmtuar të policisë së shtetit. Së dyti, nuk kam asnjë faqe, asnjë fletë, asnjë gjë të atij projekti. Së treti, meqenëse e doni këtu, Partia Demokratike është parti që mbështet fuqimisht investimet e huaja.’ Por Berisha u ndal edhe te çështja e pronësisë, nëpërmjet një ligji që zgjidh në mënyrë të plotë situatën edhe në investime të huaja.