Top News – ‘PD-LSI e kanë humbur busullën’/ Veliaj-aleatët meme u kanë zënë vendin demokratëve
17/01/2021 12:11

Nga Gosa e Rrogozhinës, ku zhvilloi një takim me strukturat e PS-së, drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se më 25 prill pritet vetëm thellimi i rezultatit të Partisë Socialiste, pasi opozita e ka humbur busullën. Ai theksoi se të jesh sot me Partinë Demokratike është fyerje, pasi kur demokratët presin prurjet e reja për zgjedhjet e 25 Prillit, shohin që kandidatë për deputetë caktohen emrat që deri më sot janë përdorur si meme nëpër rrjetet sociale. “LSI-ja është shpërbërë si kokoshi në një thelë. PD-ja e ka humbur fare busullën. Të jesh sot me PD-në duhet të ndihesh njeriu më i fyer në botë sepse ti si demokrat pret dhe shikon që Fatmir Mediu i Gërdecit caktohet kandidat për deputet apo Nard Ndoka me Dash Shehin. Pra, të jesh sot me PD-në duhet të jesh njeriu më i fyer nga partia jote sepse vendet t’i zënë këta që deri dje bëheshin meme - po kandidojnë të gjitha memet e rrjeteve, karikaturat e Instagramit, kurse demokrati i thjeshtë rri e ngrohet në diell, se ai do e marrë vesh i fundit”, u shpreh Veliaj. Veliaj shtoi se PS-ja është e vetmja forcë politike, e cila ka treguar përgjegjshmëri në krye të punëve të vendit. Sipas tij, tërmeti dhe pandemia treguan se qeveria dhe bashkitë ishin të gjitha në këmbë për përballimin e situatës, duke qenë pranë njerëzve në nevojë.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Rama ‘provokon’ protestën nga Manastiri: Kalimtare! Kirjojmë bibliotekë mbarëkombëtare
22/11 23:07
Top News- Skandali i kopjimit me inteligjencë artificiale trondit Korenë e Jugut, ikën ministri
22/11 23:00
Top News- Stuhi shkatërruese në Brazil, erërat shkulin çatitë e shtëpive, shemben muret e shtyllat
22/11 23:00
Top Channel/ Bulevardi “mollë sherri” për protestën, policia përplaset me protestuesit
22/11 22:46
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Kosova rrezikon të humbë miliona / Fondet e BE-së, qeveria Kurti nën kritika
22/11 22:31
Top News – Djali i Dodik merr mandatin / Do formojë qeverinë e re të Republikës Serbe të Bosnjës
22/11 22:31
Top News- Shpërthim misterioz në anijen ruse në portin e Libisë, dyshimet për një sulm me dron
22/11 22:01
Top Channel/ E akuzuar për mbi 60 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq
22/11 21:23
Top News- Aksion antidrogë në Gramsh, sekuestrohetnë banesat e dy personave nën arrest shtëpie
22/11 21:15
Top Channel/ Alfabeti, Korça kujton patriotët! Ekspozita në nderim të 12 rilindasve
22/11 21:09
Top Channel/ GTA VI çmend botën 3.79 miliardë USD shitje që në ditën e parë
22/11 21:05
Top Channel/ Duka “ngrin” ligjin e sportit: Ka probleme, nuk kënaqemi me ligën e kombeve
22/11 21:01
Top News – Luftuam për gjuhën, sot ta mbrojmë! Presidentja e Kosovës uron në Ditën e Alfabetit
22/11 20:30
Top News- Ulja e TVSH-së për produktet e shportës/ Rama paralajmëron: Bizneset të reflektojnë
22/11 20:30
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër! Nderohet Tano Banushi
22/11 20:07
Top Channel/ Dështojnë bisedimet për klimën! BE dhe vende të tjera kundër draftit
22/11 20:06
Top Channel/ 30 shqiptarë të arrestuar në muaj, “The Sun”: U kushtuan taksapaguesve 7.9 mln paund
22/11 20:01
Top Channel/ Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, bien akuzat ndaj ish-deputetit të PS
22/11 19:59