Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar draftin e paketës së re fiskale, duke akuzuar qeverinë se do të çojë në falimentime të bizneseve dhe humbje të vendeve të punës. “Ata njoftojnë se do të dyfishojnë taksën mbi dividentin nga 8 në 15%, do të rrisin taksën mbi tatimfitimin nga 15 në 17%, do të ulin nivelin e xhiros së TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë.” Kreu i demokratëve akuzoi gjithashtu qeverinë se po i ndërmerr këto masa pa konsultime me grupet e interesit.