Teksa afati për regjistrimin e emigrantëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit skadon në mesnatë, Partia Demokratike ka bërë edhe lëvizjen e saj të fundit. Pas paralajmërimit të ish-kryeministrit publikisht se do të kërkonte nga Komisioni Rregullator pranë KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të emigrantëve të paktën deri më datë 9-të. Kjo kërkesë është zyrtarizuar nga anëtarët e opozitës në këtë komision, ku kërkohet zgjatja me 5 ditë e afateve për regjistrimin e emigrantëve, e jo vetëm për 42 mijë te refuzuarit.