Top News- PD kërkon seancë urgjente me Hoxhën: Ministri i përfshirë në dy incidente diplomatike
28/04/2026 22:05

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar paraqitjen urgjente të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, për të dhënë shpjegime, sipas tyre, për dy incidente diplomatike. Në shkresën drejtuar kryetarit të Komisionit të Jashtëm, Igli Hasani, deputetët demokratë në kërkesë evidentojnë një komunikim me diplomatë të Republikës së Shqipërisë, ku ministri Hoxha, sipas tyre ka udhëzuar Donika Gervalla, Ministrja e Drejtësisë dhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, t’i pamundësohet çdo komunikim dhe vizitë me ministra të tjerë të Republikës së Shqipërisë. “Një qëndrim i tillë përbën një akt të paprecedentë, cenim të drejtpërdrejtë të frymës së bashkëpunimit ndërshqiptar, dhe dëmtim të marrëdhënieve ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë, që i shërben vetëm kundërshtarëve të interesave tona kombëtare në rajon dhe në arenën ndërkombëtare Askush nuk e ka mohuar publikisht këtë fakt. Heshtja e ministrit përballë këtyre njoftimeve e bën atë përgjegjës për pasojat diplomatike, aq më keq kur këto qendrime Ministri ia transmeton drejtpërdrejt trupës sonë diplomatike, e cila vendoset nën presion politik për të vepruar në shkelje të betimit të diplomatit.”, shkruhet në shkresnë e depozituar në Komisionin e Punëve të Jashtme. Rasti i dytë, që demokratët I referohen është ai I një mesazhi të bërë public nga deputeti Belind Këlliçi dhe kreu I grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, lidhur me një mesazh ku fyheshin shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. “Rreth tre ditë më parë, në një grup komunikimi me ambasadorët shqiptarë, ministri Hoxha ka përdorur shprehjen “idiotë” si një cilësim fyes për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Një gjuhë e tillë, e përdorur nga kreu i diplomacisë shqiptare për bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, është thellësisht fyese, në kundërshtim me çdo standard të komunikimit diplomatik, dhe dëshmon paaftësi të theksuar për të përfaqësuar interesat e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve atje, si dhe dëmton besimin që duhet të ketë trupa diplomatike shqiptare tek drejtuesi i tyre”, argumentohet nga deputetët e PD që kërkojnë dorheqje të ministrit Ferit Hoxha.

Top Channel/ Alarmi i Veliajt: Jam né burg me vrasés serialë!
28/10 23:24
Top Channel/ Nga gjoba te “lista e zezë”! Miratohet paketa anti-dhunë, të gjitha ndryshimet
28/10 23:22
Top Channel/ Shqipëria abstenon për Kubën në OKB, miratohet rezoluta për embargon amerikane
28/10 23:19
Top Channel/“Kushte skandaloze”,avokati i Veliajt pas takimit në burgun e Fierit:Në një korridor me…
28/10 22:23
Top Channel/ ‘Pa ujë e drita rrethuar me vrasës serial’, letra e Veliajt pas transferimit në burgun…
28/10 22:21
Top News- Rregullat e reja për protestat/ Rriten gjobat, ndalohet maskimi, kompensim bizneseve
28/10 22:10
Top News – Ambasdorja e BE takime në Kuvend/ Diskutime me Ballën për procesin e anëtarësimit në BE
28/10 21:53
Top News- Studentët në kërkim të mbështetjes/ Marshimi zhvendoset në korridoret e universiteteve
28/10 21:51
Top News- Republikanët letër Rubios për zyrtarët shqiptarë të korruptuar, kërkojnë masa urgjente
28/10 21:36
Top Channel/ Shtohen rastet me grip, ISHP: Qarkullojnë Covid dhe AH1N1
28/10 19:59
Top Channel/ Protesta, hyn në lojë antiterrori. Arrestohet një person dhe 17 të proceduar
28/10 19:54
Top Channel/ Shpëton syri i Erion Vishkullit, Ministria e Shëndetësisë: Operacioni kaloi me sukses
28/10 19:51
Top Channel/ Protesta e studentëve, për të tretën ditë radhazi shmangen incidentet
28/10 19:49
Top Channel/ Kufizim vizash zyrtarëve shqiptarë, dy kongresmenë amerikanë letër Rubios: Masa…
28/10 19:38
Top News – Apeli ‘siguron’ bojkotin e GJKKO. Avokatët mund të marrin pjesë pa rrezikuar licencën
28/10 18:00
Top Channel/ Protestohet në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, hidhen fishekzjarr drejt policisë
28/10 17:31
Top Channel/ “Urgjencë kombëtare”/ Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, protestohet në Kosovë
28/10 16:33
Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27