Aksioni i SPAK për goditjen e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni ngriti debate të ashpra në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvend. Duke vënë theksin te cenimi i sigurisë kombëtare, kreu i PD Sali Berisha kërkoi nga foltorja dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama. ‘Në ditën kur siguria kombëtare është shembur në mënyrë totale, kur të dhënat sensitive sekrete që NATO i besonte vendit anëtar, Shqipëri, kanë kaluar në mënyrë të vazhdueshme në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s, përfaqësuesit e qeverisë ngrihen këtu dhe recitojnë në papërgjegjshmëri të plotë. Ka vetëm një rrugë, dorëheqjen e menjëhershme të Padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narkoshteti.’