Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Berisha, nënkryetari Luçiano Boçi, paralajmëroi PD do të depozitojë në Kuvend kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor. Boçi u shpreh se ky komision do të hetojë shpenzimet e kryeministrit për udhëtime jashtë Shqipërisë.