Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Ina Zhupa, ka dorëzuar një tjetër kallëzim në Gjykatën Kushtetuese. Këtë të mërkurë deputetja demokrate ka kallëzuar kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, I cili sipas saj vijon të qëndrojë në krye të akademisë I pa emëruar nga Presidenti. “Skënder Gjinushi qëndron në krye të Akademisë së Shkencave i padekretuar nga presidenti i Republikës. Meta kur ishte në krye të Presidencës ka evidentuar shkelje kur është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit”.