Disa anëtarë të komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike mbërritën sërish këtë të enjte në selinë e PD-së, por e gjetën përsëri derën e mbyllur. Ndryshe nga e mërkura, këtë herë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po ndiqte gjithçka nga kafeneja, ku ishte ulur me disa gazetarë. Një prej personave që nuk u futën dot në seli, Aldo Bumçi, tha se kjo sjellje i shërben vetëm Edi Ramës.