Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet nënkryetarit Oerd Bylykbashi, ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, nismën e saj për lustracionin, e njohur ndryshe si ligji i dosjeve. Në një prononcim për mediet, Bylykbashi u shpreh se projektligji parashikon hapjen e plotë të dosjeve, për çdokënd që e kërkon dhe duhet të mbështetet nga 3/5 e deputetëve.