Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha në një deklaratë për mediat nga selia blu se vendimi i qeverisë Rama për krijimin e ‘Albanian Digital Solution’ (ADS) është akti radhës i një skeme të pastër korruptive për kapjen e parave publike, fryrjen e administratës me militantë dhe ngritjen e një strofke të re për hapësira vjedhjesh galopante.