Partia Demokratike e Rithemelimit ka denoncuar konfliktin e interesit në të cilin gjendet zëvendësministrja e Arsimit Albana Tole, me kompaninë në të cilën bën pjesë, e cila rezulton të ketë marrë disa tendera nga shteti shqiptar. Duke denoncuar tenderin e fundit të fituar nga kjo kompani, demokratët pretendojnë se janë përfituar në mënyrë antiligjore 64.3 milionë lekë.