Një rast I korrupsionit është goditur nga Prokuroria e Posaccme në Kadastrën e Tiranës, ku u vu në pranga një zyrtar dhe janë nën hetim 9 të tjerë. SPAK thotë se Ilir Kapetani, me detyrë Inspektor i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, të paktën në 14 raste u ka marrë qytetarëve, trashëgimtarë të ish pronarëve, shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.