Dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratie, Jamarbër Malltezi kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë së Posaccme për të mos pranuar kërkesën e tij dhe të pandehurve të tjerë për pavlefshmëri të akteve hetimore, lidhur me dosjen Partizani. Pas mbarimit të seancës, Malltezi akuzoi SPAK duke thënë se pretendoi që po bënte hetime sepse Tiranë kishte nevojë për fusha sportive, por të gjitha këto hapësira janë bërë pallate, në shumicën e rasteve në dhunim të planit urban nga Edi Rama.