Ambasada e Ukrainës në Tiranë organizoi këtë të diel një aktivitet me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Kievit nga Bashkimi Sovjetik. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Ajo tha se 34-vjetori i Pavarësisë e gjen Ukrainën në ditë të vështira përballë agresionit rus, por se ky agresion, në një formë e në një tjetër po prek të gjitha vendet e tjera të Europës dhe botës. Spiropali bëri thirrje për unitet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në qëndrimin e tyre përballë Rusisë.