Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat kombëtare. Të ardhur me mjete private, por edhe të organizuar në grupe të mëdha, shumica prej tyre kanë kaluar nëpër Pikën Kufitare të Morinit, e cila sot ka shënuar fluks të lartë udhëtarësh. Qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por udhëtarët thonë se do të vizitojnë edhe qytete të tjera bregdetare e historike.