Parlamenti i Kosovës ratifikoi pa humbur kohë dhe në mënyrë unanime marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara që u nënshkrua të mërkurën në Uashington, për fondin më të madh që ka marrë vendi deri sot për sektorin energjitik. Nga mbi 236 milionë dollarë që parashikon marrëveshja, Shtetet e Bashkuara do të investojnë 202 milionë dollarë.