OKB dhe organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Kortinas kanë bërë thirrje për një pauzë shtatë-javore në të gjitha konfliktet globale një javë para hapjes së garës. Mbështetësit e nismës, e cila është e rrënjosur në një traditë të lashtë greke, thonë se ajo vendos një bazë morale në një kohë kur konfliktet e armatosura janë në rritje. Mbështetur nga një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, afati i propozuar mbulon Lojërat Dimërore që nisin më 6 shkurt dhe përfundojnë më 22 shkurt dhe Lojërat Paralimpike që mbahen nga 6 deri më 15 mars, me një javë të shtuar për secilën prej tyre. "Për arsye etike, ne duam të dërgojmë një mesazh se Armëpushimi Olimpik, Armëpushimi i Shenjtë Olimpik, duhet të respektohet", tha Constantinos Filis, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Armëpushimit Olimpik në Athinë.